Man Utd do të paguajë 5 milion euro të pagës prej 12 milionë eurosh të kilianit, si pjesë e marrëveshjes, me Inter që duket se në bazë të akordit, nuk do të ketë mundësi të blejë në fund kartonin e lojtarit. Gjithsesi, skuadra e Interit ka njoftuar se Sanchez do t’u bashkohet ‘zikaltërve’ për sezonin e ri, pasi kiliani nuk ishte më në planet e Solskjaer dhe zgjodhi që të largohet përfundimisht nga klubi anglez. Kështu është ai përforcimi që do të kompletojë repartin sulmues të skuadrës së Antonio Contes. Për Sanchez bëhet fjalë për një rikthim në kampionatin italian, ku ka luajtur më parë edhe me Udinesen.
Gjithashtu, zikaltërit kanë realizuar me sukses edhe një tjetër operacion merkatoje, që ka të bëjë me shkëmbimet midis Cristiano Biraghit dhe Dalbert. Anësori italian ka kryer vizitat mjekësore për llogari të Interi. Ai vjen në huazim me të drejtë blerjeje në shifrën e 12.5 milion eurove, teksa në Firence do të zbarkojë braziliani Dalbert. Ndërkohë që është largohet zyrtarisht nga Milano Joao Mario i cili transferohet tek Lokomotiva e Moskës.
Teksa drejtori ekzekutiv i Interit, Beppe Marotta, ka bërë të ditur edhe një herë se Mauro Icardi nuk është më pjesë e planeve të Interit. Bashkëshortja dhe menaxherja e argjentinasit, Wanda Nara, bëri të ditur gjatë fundjavës, se burri i saj do të qëndrojë me Inter, përkundër që është injoruar nga trajneri i ri. Por klubi zikakltër për këtë arsye ka zhvilluar edhe një takim me agjenten e lojtarit, ku i ka theksuar idenë se qëndrimi në lidhje me Icardin nuk ka ndryshuar.