Inter gjen zëvendësuesin e Lautaros, synohet Alexandre Lacazette

Sport

Lautaro Martinez do ta ketë rrugën e lirë për t’u transferuar tek Barcelona, vetëm pas Interi të ketë gjetur zëvendësuesin e tij. Është ky lajmi që po qarkullon së fundmi në mediat italiane dhe ato spanjolle, të cilat kanë zbuluar edhe se cilët janë emrat e parë në listën e merkatos së zikaltërve sa i përket sulmit. Drejtuesit kërkojnë t’i japin më shumë besim të riut Esposito dhe për këtë arsye synojnë afrimin e një sulmuesi me eksperiencë, apo që është i konfirmuar në skenën europiane. Objektivi i parë sipas ‘Mundo Deportivo’-s është Alexandre Lacazette i Arsenalit. Sulmuesi francez mund të jetë i hapur për një transferim tek Inter, pasi 29-vjeçari kërkon të fitojë trofe dhe klubi italian ka një projekt mjaft ambicioz. Megjithatë, duket e vështirë që Arsenali të lejojë lehtësisht largimin e Lacazette, duke qenë se edhe sulmuesi tjetër kryesor i ‘topçinjve’, Aubameyang, po përflitet shumë për një largim nga londinezët. Ndërsa për Interin, alternativat e Lacazette janë Edinson Cavani dhe Timo Ëerner, objektiva të ndryshëm nga njëri-tjetri. Cavani mund të vijë pa ndonjë kosto të lartë, por nuk është ndër profilet e preferuar nga tifozët e Interit, teksa Ëerner, mbetet një ndër sulmuesit më të dëshiruar të merkatos europiane. Kështu, tek Inter janë duke punuar për të siguruar një zëvendësues të Lautaro Martinez, i cili është i destinuar për të veshur fanellën e Barcelonës në sezonin e ardhshëm. Nga ana tjetër, drejtuesit besojnë se talenti Esposito do të ketë mundësinë të tregojë dhe të mësojë më shumë gjatë sezonit të ardhshëm, ku veç Lukakut, pritet të edhe afrimi i një tjetër sulmuesi me peshë.