INTER – FEYENORD, TS3 HD, 21.00

Sport

Simone Inzaghi, trajner i Inter:

“Ata do të kenë alternime në lojën e tyre, njësoj si në ndeshjen e parë. Ka pasur momente kur ishin shumë agresivë, të tjera kur prisnin në gjysmën e fushës së tyre. Mendoj se të gjitha skuadrat në Evropë e bëjnë këtë. Ata do të vijnë në Milano për të na krijuar vështirësi. Ne do të duhet të jemi të mirë për të luajtur një lojë që kërkon vrapim, agresivitet dhe vendosmëri. Sommer do të kthehet, po. Mirepo edhe Josep Martínez ka bërë shumë mirë në këto ndeshje që ka luajtur ne porte dhe unë jam shumë i lumtur me të. Mirëpo Sommer është stërvitur mirë dhe ai do të luajë.

Të shtunën ndaj Monzas morëm një leksion të mirë. Kemi marrë një tërheqje veshi të shtunën, ështe e vërtetë. Çdo sfidë është e vështirë dhe ne gjithmonë shohim se skuadrat janë të organizuara mirë. Pavarësisht se kemi shënuar dy herë në takimin e parë në transfertë, ne nuk do t’i marrim gjërat si të mirëqena sa i takon kualifikimit në fazën tjetër. E dimë që duhet të luajmë me sa më shumë qartësi, për të realizuar atë që i kemi vënë vetes si detyrë”.

Pres që në fushë të jetë një ekip shumë agresiv. Ata duan të përmbysin rezultatin, nuk kanë asgjë për të humbur, kështu që ne duhet të jemi në maksimumin tone. Duam të arrijmë në çerekfinale! Feyenoord luajti mirë kundër Milanit në fazën e play-off-it, por ne duhet të tregojmë se jemi një klub më i mirë. Duhet të jemi të përqendruar dhe të fokusuar. Përndryshe mund të rrezikojmë shumë. Dicka të tillë e pamë edhe në ndeshjen tonë të fundit në Serie A”.

 

Robin Van Persie, trajneri i Feyenoord:

“Nuk dëshiroj të krijoj një histori të pakuptimtë, duke thënë thjesht se ne kemi ardhur për të fituar këtu. Mirëpo them se ka gjithmonë shpresë dhe besim se mund të arrijmë diçka. PO ashtu edhe 4600 tifozët që kanë ardhur me ne këtu në Milano mendoj se e ndajnë këtë besim. Të gjithë e dimë se do të jetë një sfidë e madhe. Por ajo që është e rëndësishme për mua është se si do ta prezantojmë veten tonë. E mbi të gjitha, rëndësi ka mënyra sesi do të përballojmë këtë ndeshje, përmes taktikës dhe qendrimit që do të kenë lojtarët tanë në fushën e lojës. Kjo është me themelore nga gjithcka tjetër. Pastaj, nëse do të vijë edhe rezultati që duam, atëherë akoma më mirë për ne.

Igor Paixão do të mungojë. Pati një problem në stërvitje e fatkeqësisht nuk do të jetë. Ja që gjëra të tilla mund të ndodhin gjithmonë… E pranoj se është një goditje e madhe për Feyenoord; të gjithë e dinë se sa sulmues fantastik për krahun e majtë është ai. Sa i takon kundërshtarëve tanë, Interit, e theksoj edhe një herë se ata kanë një mënyrë shumë efektive për t’u mbrojtur, jo më kot kanë pësuar fare pak deri tani në Champions. Por gjithashtu janë mjaft të mirë edhe në fazën e sulmit, gjë që e treguan edhe në takimin e parë në Holandë. Dinë të shfrytëzojnë mirë hapësirat dhe këto janë pikat e forta ku ata do të mbështeten. Ndërsa, ne, është e rëndësishme të luajmë dhe të mbrohemi mirë”.