Inter e Bayern gëzojnë një rekord në finalen e Botërorit

Sport

inter
Franca e Kroacia janë dy përfaqësueset finaliste të Botërorit 2018. Mirëpo për këtë përballje të paparashikuar në fillim të turneut, mund ë gëzojnë edhe Inter e Bajern. Këto dy klube janë të vetmet që, prej Botërorit të 1982-shit janë përfaqësuar gjithmonë të paktën me një lojtar në finale. Një seri që ka vazhduar edhe këtë vit, duke shkuar në 10 edicione të Botërorit radhazi. Interi e startoi këtë rekord në ’82-shin, kur në radhët e Italisë kampione bote ishin zikaltërit Bergomi, Oriali e Altobeli, teksa nga ana tjetër si kundërshtarë mposhtën gjermanët Dremmler, Breitner e Rummenigge, të tre lojtarë që vinin nga Bajerni. Katër vjet më vonë në finalen Gjermani-Argjentinë, interistët përfaqësoheshin me Rummenige, ndërsa bavarezët me Augenthaler, Hoeness e Matthäus. Sërish gjermanët e Interit dhe Bajernit mbizotëronin në finalen e Itali ’90, kur triumfuan si zikalatërit Brehme, Klismann e Matthaus, ashtu edhe bavarezët Augentaler, Kohler e Reuter.

bayern
Në ’94-n, Italia e Brazili kishin nga një interist e bavarez, konrektisht Nicola Bertin dhe Jorghino, që luante në Gjermani. Bixente Lizarazu dhe Ronaldo me Djorkaef ishin përfaqësuesit e dy klubeve italiane e gjermanë në finalen e Francë ’98. Fenomeni i Interit ishte edhe në Botërorin e luajtur në Kore dhe Japoni, madje duke fituar ndaj gjermanëve të Bajernit, Kahn, Jankcer, Jeremis e Linke.Uilly Sagol dhe Marco Materaci ishin të vetmit nga Interi dhe Bajerni në finalen e 2006, ku fitoi Italia me penallti. Ndërsa 2010-a regjistroi bavarezët Arjen Roben e Van Bomel, si dhe interistit Ëesly Sneijer në radhët e Holandës, që u mund nga Spanja. Plot 7 lojtarë të Bajernit luajtën në Brazil 2014, kur gjermanët triumfuan ndaj argjentiasve të Interit, Ricardo Alvarez, Hugo Campanjaro dhe Rodrigo Palacio. Për të mbërritur në Botërorin aktual, ku Tolisso i Francës mban në lojë Bajernin, duke sfiduar dy interistët e Kroacisë, Perisic dhe Brozovic. Në numër dominojnë zikaltërit, por vetëm të dielën do të shihet se kush fiton në fushë.