Përveçse në Itali, Interi dhe Atalanta po lënë gjurmë edhe në Champions League. Zikaltërit nga Milano, e po ashtu edhe ata nga Bergamo, kanë përkatësisht nga 10 dhe 8 pikë, me kalimin në fazën me eliminim të kompeticionit, që duket i sigurt. Mirëpo, gjatë arritjes së rezultateve, dy skaudrat në fjalë, e kanë bërë këtë gjë, duke treguar një paraqitje të hekurt në fazën mbrojtëse. Thënë më shkoqur, Interi dhe Atalanta janë dy skuadrat e vetme të këtij sezoni në Champions League, që nuk kanë pësuar asnjë gol, ndonëse janë përballur me kundërshtarë të nivelit të lartë. Mbrëmjen e së Mërkurës, Interi u përball me Arsenalin në Champions League, fitoi 1-0 duke mbajtur portën të paprekur. Më herët, kampionët në fuqi të Italisë, janë përballur gjithashtu edhe me Manchester Cityn në tokën angleze, duke marrë një barazim pa gola. Me kundërshtarë të vështirë është përballur edhe Atalanta, sikurse janë Arsenali, apo edhe Stuttgarti, e sërish topi nuk ka dalë asnjëherë nga rrjeta e italianëve. Në ndeshjen e radhës, Interi do të luajë ndaj Leipzig, në San Siro, kurse Atalanta do të vizitojë zviceranët e Young Boys.