INTER – CRVENA ZVEZDA, TS3 HD, 21:00

Sport

 

Simone Inzaghi, trajneri i Interit:     

“Të fitosh është e vështirë, por të mbrosh titullin, është akoma edhe më e vështirë. Lojtarët po punojnë fort, por na mungon ende vazhdimësia e sezonit të kaluar. Çdo skuadër po përballet me vështirësi dhe të gjithë po përpiqen të përmirësohen, ashtu sikurse edhe ne. Sot, kemi analizuar me kujdes dy golat që pësuam në ndeshjen e fundit në kampionat dhe gabimet nuk janë vetëm të mbrojtësve, por të të gjithë skuadrës. Po punojmë në këtë drejtim dhe kam besim se rezultatet do të jenë positive. Në sezonin e kaluar, pas dy ndeshjeve të luajtura, mund të bënim disa llogari, kurse këtë herë është ndryshe. Ka më shumë ndeshje dhe sfida më të mëdha. Kalendari ynë nuk është më i lehti i mundshëm, por duhet t’i kushtojmë rëndësi të veçantë secilës përballje. Për këtë arsye, përqendrimi është thelbësor. Në skuadrën tonë kemi parime, mbi të cilat kemi punuar prej një kohe të gjatë, por ka momente që kemi nevojë për shkundje. Nëse nuk do të kishim pësuar dy gola të shtunën, sot, do të flisnim për diçka tjetër. Kështu që duhet të tregohemi më të vëmendshëm, sepse qoftë në kampionat, apo edhe në Champions League, po hasim kundërshtarë të nivelit të lartë.

Stefan de Vrij, mbrojtësi i Interit:     

“Kemi bërë disa gabime në hapat e parë të këtij sezoni dhe ky është një tregues se të gjithë si skuadër duhet të përmirësohemi. Nuk mund të flasim vetëm për mbrojtësit në veçanti, sepse unë mendoj se kjo është një përgjegjësi kolektive, çka do të thotë se duhet të gjejmë një zgjidhje se si të shmangim gabimet. Se çfarë ka ndodhur në të shkuarën, nuk duhet të merremi shumë. Është me rëndësi që t’i kushtojmë vëmendje maskimale situatës në të cilën gjendemi. Mund ta kishim filluar më mirë sezonin, por jemi ende në kohë për të ndrequr gabimet tona, pasi fushata është e gjatë dhe kompeticionet janë të ndryshme nga njëra-tjetra. Mund të përmirësohemi vetëm nëpërmjet punës. Këtë herë po provojmë një format të ri të Champions League dhe jemi të vetëdijshëm që çdo ndeshje është e rëndësishme dhe mund të jetë vendimtare për të kaluar në fazën tjetër të kompeticionit. Prandaj, duhet t’i marrim gjërat me radhë.”

 

 

 

 

Vladan Milojevic, trajner i Crvena:                    

“Në këtë nivel, kur luan kundër skuadrave të mëdha, duhet të jesh i qëndrueshëm për nëntëdhjetë minuta. Duhet përqendrim dhe disiplinë. të mos flasim pastaj për motivimin që padyshim duhet të jetë maksimal. Do të luajmë kundër skuadrave që kanë llojin e tyre të lojës. Do të duhet të luajmë një lojë heroike dhe të sulmojmë kur të kemi mundësi. Nuk duhet të ketë gabime. A ndryshojnë diçka Arnautovic dhe Taremi në sulm?  Ata do të kenë në dispozicion të gjithë skuadrën. Inter është një ekip që shkon përtej vlerës së individëve. Ata janë të gjithë kampionë, janë lojtarë të motivuar mirë për të gjithë kompeticionet ku marrin pjesë. Shumë prej tyre kanë përvojë të madhe ndërkombëtare, duke luajtur me të njëjtin sistem loje për vite me rradhë. A kam folur me Stankovicin para kësaj ndeshjeje? Nuk e kam dëgjuar. “Deki”, sigurisht që është një lojtar që ka bërë histori edhe te Interi ashtu edhe te ne”.

Rade Krunic, lojtar i Crvena Zvezda:                      

“Padyshim një emocion i madh, kam kaluar shumë nga karrierën time këtu. Kam mbetur një tifoz i Milanit, brenda zemrës time. Ky është një rast i veçantë dhe mezi pres ndeshjen me Interin, që për mua do të ketë një shije derbi. Interi është si një tren. Ata kanë luajtur me të njëjtin sistem prej vitesh. Forca kryesore e Interit është grupi, nuk dua të flas për individë. Ne jemi një klub i madh, që kemi fituar Champions League në të kaluarën dhe mund të konkurrojmë me këdo. Nuk është e lehtë të sfidosh kundërshtarë të këtij niveli. Ne e kemi përgatitëm ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme… Ishte bukur të shihja Milanin të fitonte derbin, unë mezi pres të tregojsërish vlerën time në këtë kompeticion”.