Simone Inzaghi, trajner i Inter:
“Edhe pse vjmë me avantazhin e fitores në Mynim, të gjithë ne e dimë se sot do të jetë vërtetë vështirë. Duhet të harrojmë rezultatin e asaj ndeshjeje të parë, por jo paraqitjen që bëmë kundër bavarezëve në Mynih. Them se zhvilluam një lojë të shkëlqyer, por e dimë gjithashtu se kundërshtarët tanë kanë shumë cilësi në radhët e tyre. Për më tepër që është një çerekfinale, pjesa e parë e të cilës u luajt në Munih dhe sonte do të luajtë pjesën e dytë. Djemtë janë pozitivë dhe e gjithë skuadra e di se do të luajmë ndaj një kundërshtari të madh. Si gjithmonë e respektojmë Bayernin, pasi e dimë se çfarë lloje skuadre është.
Unë do të thosha që më shumë sesa tension për të arritur me doemos atë që I kemi vënë vetes si qëllim, ka krenari të madhe për mënyrën se si po zhvillohet ky sezon nga ana e Interit. Në ndeshjen e parë kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe duam ta përsërisim atë edhe në ‘San Siro’. Megjithatë e dimë që do të jetë edhe më e vështirë.
Bayern nuk ka vetëm anësorët sulmues tepër të fortë, por I tillë është i gjithë ekipi. Gjithashtu kanë edhenjë trajner, të cilin e kam respektuar shumë, edhe si lojtar. Teksa Brenda një kohe të shkurtër i ka dhënë skuadrës parimet e tij të lojës. Duhet të luajmë mirë teknikisht, për ta mbajtur sa më shumë topin. Ndeshja e parë u interpretua shumë mirë, por duhet të jemi të kujdesshëm. E theksoj edhe një here se nuk ishte një ndeshje vendimtar, por thjesht pjesa e parë e një sfide të dyfishtë, që duhet ta përmbyllim më së miri sonte”.
Henrikh Mkhitaryan, mesfushori i Interit:
“Ne jemi një skuadër shumë e fortë dhe kjo është arsyeja pse po garojmë për trofe, në tre frontet. Të luash çdo tre ose katër ditë është më mirë, sesa ta bësh një herë në javë, sepse do të thotë që po lufton për të fituar dicka si ekip. Ky mund të jetë shansi i fundit për disa prej nesh për të luajtur në një gjysmëfinale, ose në një finale. Është një mundësi e madhe, por tani për tani po mendojmë vetëm për ndeshjen kundër Bayernit, që do të jetë shumë e vështirë. Trajneri yne mund te them se ka kaluar katër vjet duke krijuar këtë ekip. Ne e kemi ndihmuar, për të krijuar këtë atmosferë dhe po përpiqemi të arrijmë të njëjtat qëllime. Mbetet për t’u parë nëse do të arrijmë në finale, ose jo. Gjithcka duhet ta tregojmë në fushë. Synimi im është edhe të shënoj, ose t’i ndihmoj të tjerët të shënojnë, në ndeshje të rëndësishme si kjo. Sa i takon ta ardhmes time, mund te vendos edhe të terhiqem në fund te këtij sezoni… Do shoh si do të shkojë”.
Vincent Kompany, trajner i Bayern:
“Mendoj se duhet t’ia nisim nga ideja se detajet mund të bëjnë diferencën. ose je shumë i mirë në mbrojtje, ose shumë i mirë për ta futur topin në rrjetë…Ndonjëherë netë si këto janë speciale. Ne mund t’i quajmë si të tilla. Janë disa ndeshje ku nevojitet shumë pak, për të vendosur fatin e saj. Kjo ndodhi në takimin e parë. Për t’u kujtuar janë rastet e shumta, të cilat duhet t’i kishim shfrytëzuar. Shpresojmë t’i kemi sërish. Kundër Leverkusenit na mjaftonte një barazim, por kërkuam fitoren. E njëjta frymë do të na udhëheqë kundër Interit, duam t’u japim tifozëve tanë emocione të reja. Kjo skuadër ka pasur disa probleme fizike dhe jemi përpjekur të rikuperojmë energji për të qenë të rrezikshëm. Gjëja e fundit që do të bëja, është që të fajësoj një lojtar të caktuar. Unë kam besim tek të gjithë ata, që kam në ekip.
Nuk e di se çfarë Interi do të kem përballë. Besoj se trajneri I tyre e ka përgatitur gjithcka më së miri. Di të them që nëse ata vendosin të luajnë lart dhe në sulm, ne duhet të jemi të përgatitur për këtë. Ne kemi ndjesi pozitive, sepse duam të luftojmë për të arritur në finalen e Mynihut. E dimë që do të jetë e vështirë, por sfida është stimuluese. Flitet për mbrojtjen e tyre, por nuk duhet të harrojmë as fuqinë që kanë në sulm. Them se gjëja më e rëndësishme është cilësia e dy skuadrave. Duhet të marrim vendimet e duhura në momentet e ndryshme të lojës”.
Harry Kane, lojtar i Bajern:
“Ne jemi të bindur se mund ta kthejmë rezultatin, edhe nëse në ndeshjen e parë mund të kishte shkuar ndryshe. Nuk mendoj se Interi po e merr si të mirëqenë kualifikimin, mendoj se ata presin një betejë. Më mërzit dhe më bezdis fakti që në fushën e lojës kemi qenë skuadra më e mirë, por kjo gjë nuk është reflektuar në rezultatin e takimit te pare. Ne duhet që të besojmë dhe të jemi më të zotët dhe të saktë përpara portës kundërshtare. Në rast se do të shfrytëzojmë rastet, sigurisht që mund ta përmbysim ndeshjen dhe të kualifikohemi. Në rast se vazhdojmë që të shpërdorojmë mundësitë, nuk kalojmë në gjysmëfinale.
Duhet të jemi më kreativë dhe t’i bëjmë mbrojtësit e tyre që të lëvizin më shumë dhe të krijojmë hapësirat për sulmuesit. Kjo është strategjia që duhet të ndjekim. Hyjme në fushë pa disa lojtarë kryesorë si Neuer, Musiala, Davies, Upamecano për shkak të lëndimeve, por premtojme te japim gjithcka për të shkuar më tej”.