Simone Inzaghi, trajner i Interit:
“Duhet të bëjmë një ndeshje perfekte, si një skuadër e vërtetë. Përballë kemi një kundërshtar me shumë cilësi, që kontrollon topin dhe ushtron presion të menjëhershëm. Na duhet Interi më i mirë. Lamine Yamal? E kemi analizuar me imtësi, ideja është të ndërpresim furnizimet për të. Është lojtar i veçantë dhe sigurisht që do ketë dyfish në mbulim. Është një talent i jashtëzakonshëm kur ka topin dhe skuadra e kërkon kur është në vështirësi. Por edhe lojtarët e tjerë të Barcelonës janë shumë të rrezikshëm. Kemi ardhur deri këtu me shumë punë dhe besim. Duhet të luajmë me kthjelltësi, ritëm, agresivitet dhe mbi të gjitha me dëshirë. Këto do të na çojnë në finale. Mendoj se ‘San Siro’ do të jetë një plus i jashtëzakonshëm, ashtu si gjithmonë.
Në ndeshjen e parë bëmë paraqite të shkëlqyer, por sigurisht mund të kishim bërë më mirë. Gjithsesi ekipi bëri mirë dhe në takimin e kthimit duhet të bëjmë të njëjtën gjë. Praktikisht është një finale e parakohshme, sepse barazimi ka lënë gjithçka të hapur. Grupi ynë I lojtarëve është i etur dhe po stërvitet mirë. Në fushë ndaj Barcelonës duhet një Inter i shkëlqyer. Jemi vetëm dy ndeshje larg trofeut të madh. Ndeshje të tilla janë emocionuese. Trofetë shpërblejnë punën e bërë.
Stimujt janë thelbësorë përpara kësaj ndeshjeje, por duhet të vlerësojmë gjithcka me kujdes sa i takon Lautaro Martinez dhe Pavard. Duhet të vlerësojmë izikisht të dy. Benjamin kishte ndjesi pozitive, Lautaro do të stërvitet me grupin këtë pasdite dhe më pas do të flasim me të dhe stafin për të vendosur.
Vellai im, Pipo u ngjit ne Serine A me Piza? Po t arrija edhe une sonte në finalen e Champions League, do të ishte një javë e mrekullueshme për familjen tonë. I bëj komplimente Pippo-s dhe gjithë klubit të Pisa-s për rikthimin në elitë pas kaq vitesh. E urova edhe privatisht, por e bëj edhe publikisht”.
Alesandro Bastoni, lojtar i Interit:
“Gjendemi vetëm dy ndeshje larg fitimit të Champions Leagues, që aq shumë e dëshirojmë. Të japësh 110% nuk mjafton: sonte do të duhet të japim 200%. E dimë se po luajmë një gjysmëfinale, diçka që nuk ndodh çdo vit. Nga jashtë mund të duket normale, por nuk është aspak. Jemi të etur për ta luajtur këtë ndeshje.
Shikuam shumë video para takimit të parë, por vetëm duke luajtur e kupton gjithcka më mirë. Duhet të korrigjojmë gabimet, që bëmë e që mund të kishin sjellë gola të tjerë. Duhet të mësojmë dhe t’i vëmë në vështirësi ata. Sa i takon formës së skuadrës, mund te them se jemi krenarë për gjithçka kemi arritur deri më tani. Ndonjëherë ndjej se nuk vlerësohet sa duhet ajo që po bëjmë. Nuk kemi pasur ditë pushimi prej kohësh, sepse po japim gjithçka. Kemi mbërritur në fund dhe duhet të falënderojmë të gjithë skuadrën”.
Hansi Flick, trajner i Barcelones:
“Mund të them se kemi analizuar gjithçka nga ndeshja e parë. Në goditjet standarde duhet të mbarohemi më mirë. Por mund të kemi edhe ndonjë ndryshim në strategjinë tonë dhe mënyrën si do t’i qasemi lojës. Interi ka një skuadër të shkëlqyer dhe disa lojtarë të fortë.
Por edhe ne kemi lojtarë të jashtëzakonshëm në ekip dhe Yamal është njëri prej tyre. Ajo që ai bën me topin është e pabesueshme, duke dhënë çdo pasim të saktë. Çdo lojtar përmirësohet pas ndeshjeve që luan. Jemi në gjysmëfinale dhe duhet ta shijojmë këtë. Lojtarët e mi nuk dorëzohen kurrë. Do të doja të shihja skuadrën duke u argëtuar dhe duke e shijuar këtë ndeshje. Është një gjysmëfinale e Champions League, që padyshim duhet shijuar në maksimum. Nuk është çështje presioni, thjesht duhet të argëtoheni dhe të shijoni çdo moment. Shpresoj që të luajmë si një ekip i bashkuar.
Kur filloi sezoni, askush nuk e kishte idenë se çfarë mund të bënim. Deri tani kemi fituar dy trofe dhe në këtë moment po vijnë javët më të rëndësishme. Në këtë nivel është normale që të jetë kështu. Ekipi duhet të arrijë sukseset, duke punuar sëbashku në grup. Dua që të bëjnë klubin dhe tifozët krenarë.
Levandoëski do ta nisë ndeshjen nga stoli. Nëse do kemi nevojë për ndihmën e tij, do e aktivizojmë. Ai ndihet mirë, kam biseduar dje me të. Gjithçka po shkon mirë. Ai është në gjendjen e duhur, më mirë nga sa prisnim dhe është gati në stol. Nëse na duhet, mund të hyjë në lojë e sipër.
Yamal? Gjithmonë flasim për Lamine, ai është një lojtar fantastik, është një gjeni. Ajo që bën me topin është vërtet e pabesueshme. Edhe në një ndeshje të rëndësishme si ajo e javës së kaluar, ai na riktheu në lojë me mënyrën e tij të lojës. Por ne kemi edhe lojtarë të tjerë fantastikë, si Pedri apo Raphinha”.
Dani Olmo, lojtar i Barcelones:
“Padyshim është një ndeshje e rëndësishme, ku motivimi është maksimal siç është e natyrshme për një gjysmëfinale që të dërgon në aktin përfndimtar të Champions League. Tek të gjithë ne ka një dëshirë të madhe për të fituar e për t’u kualifikuar. Në ndeshjen e parë luajtëm në kushte të barabarta, kishte situata në të cilat mund të ishim mbrojtur më mirë. Ja që mund të ndodhë dhe ne duhet të jemi gati. Synimi ynë është të fitojmë edhe sonte, duke luajtur futboll të mirë. Faktori fushë favorizon kundërshtarët tanë, që luajnë në shtëpi, por ne kemi luajtur në stadiume si ‘Uanda Metropolitano’ apo “Bernabeu” dhe kemi arritur të fitojmë, ose të paktën të kualifikohemi. Pra, të luajmë në një stadium si San Siro na motivon. Pse jo, do të doja ta bënim çdo vit”.