INTER – ARSENAL, TS2 HD, 21:00

Sport

pëlqen, më intrigon, por tani jam te Interi, një nga skuadrat më të mira në Evropë”.

 

Darmian, lojtar i Inter:

“Ne do të përpiqemi të luajmë lojën tonë, duke marrë parasysh cilësitë dhe karakteristikat e Arsenalit. E dimë cilësinë e Sakës dhe lojtarëve të tjerë sulmues që ata kanë, por do të duhet të punojmë në nivel ekipi dhe të bëjmë çmos për t’i vënë ata në vështirësi, kur të kemi topin. A e kemi studiuar Sakan, në veçanti? Jo, ne duhet t’i kushtojmë vëmendje të gjithëve. Ai është një lojtar i rëndësishëm për ta, ai ka cilësi të shkëlqyera në situatat ballë për ballë. Por, siç thashë më parë, Arsenali nuk është një lojtar, por një kolektiv plot cilësi. Do të jetë nevoja për një punë të madhe në nivel mbrojtës, por jo vetëm nga ne mbrojtësit”.

 

 

Mikel Arteta, trajner i Arsenal:

“Mendoj se Interi ka një identitet të madh dhe kjo falë trajnerit të tyre. Ai di se si t’i bëjë lojtarët të zënë hapësira në mënyra të paparashikueshme, është një problem me të cilin përballemi edhe në Premier League dhe do të shohim se si do ta bëjmë sonte. A ndjej pak presion për momentin? Absolutisht, gjaku im po pompon. Ne kemi ardhur në Milano për të provuar të fitojmë, ata luajtën në një finale të Champions League dy vjet më parë, këto janë ndeshjet që duam të luajmë. Bukayo Saka? Njerëzit e admirojnë dhe e respektojnë atë, ai është një nga lojtarët tanë më të mëdhenj dhe talentet tanë më të mëdhenj. Por gjithashtu një nga liderët tanë. Ai e ka fituar këtë status brenda skuadrës. Do të thoka se lajmi vërtet i mirë është kthimi i Martin Odegard. Do të thoja se është mirë dhe dëshironte të ishte me grupin. Unë do të vendos para ndeshjes, nëse do ta përdor apo jo. Fatkeqësisht Declan pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes kundër Neëcastle, ai nuk ishte shumë mirë dhe ne vendosëm të presin fundjavën për të kuptuar nëse është në formë.

Jemi gati që të gjithë të luajmë sipas planit që kemi përgatitur në bazë të ideve të mia, por në mënyrë të bashkuar. Djemtë e dinë se çfarë na pret në fushën e lojës. Synojmë të përballemi me Interin, duke luajtur futbollin tonë të zakonshëm, përderisa përndryshe nuk do të kemi shanse të marrim një rezultat pozitiv”.

 

Bukayo Saka, sulmuesi i Arsenalit:

“Unë e dua futbollin, jetoj për futbollin. Kur shkoj në shtëpi shikoj shumë futboll gjithashtu. Gjithmonë kujdesem për trupin tim, kështu që nëse jam i disponueshëm, përpiqem të luaj në maksimumin tim. Nuk e ndiej veten ende lider të padiskutueshëm. Kapiteni është Martin Ødegaard. Unë vetëm jam thjesht pjesë e grupit drejtues. Kur mbaj shiritin në krah, preferoj të udhëheq me shembull. Mendoj se është e rëndësishme të qëndrosh i qetë dhe për të mos reaguar shumë. Për mua ndeshje si kjo ndaj Interit, janë nga ato të mëdhatë. Janë fantastike: ka një atmosferë të shkëlqyer, shumë intensitet. Mezi pres t’i luaj”.