Inter, amerikan?!

Sport

E ardhmja e Interit mund të jetë amerikane, ashtu si Milani, Roma, Fiore e Atalanta. Këshilli drejtues i klubit pritet të publikojë humbjet vjetore që duhet të kapin shifrën e 140 milion eurove. Edhe pse minusi në bilanc është i rëndësishëm , gjithsesi është më mirë se 245 milion euro-t që klubi kishte akumuluar në pasiv  vitin e kaluar, e megjithatë situata për famlijen Zhang është e vështirë. Bllokada që qeveria e Kinës i ka bërë investimeve kineze jashtë vendit ka ndikuar ndjeshëm dhe pronarët e klubit zikaltër kanë kohë që po kërkojnë një investitor të denjë për Interin.

Sipas mediave në Itali, presidenti Zhang është kontraktuar me bankën e bizneseve amerikane “Raine Group”, me qëllim gjetjen e investitorëve, e njëjta bankë mundësoi ndërmjetësimin mes Cheslea-t dhe Todd Boehly përpara se ky i fundit të merrte në duar klubin londinez, sipas specialistëve, investitorët në rastin e  Interit mund të jenë shumë të ndryshëm nga ai që morri në duar Chelsea-n, sigurisht flitet në aspektin ekonomik duke qënë që Todd Boehly ka një kapital prej 5.88 miliard eurosh. Tashmë mbetet të kuptohet se sa do të jetë koha dhe cfarë përmasash dinamike do të marrë shitja e klubit 19 herë kampion të Italisë. Para disa muajsh familja Zahng u duk se po kërkonte një partner, por duke mbajtur vetë përqindjen më të lartë të aksioneve, me sa po kuptohet dhe me rrjedhën që kanë marrë tashmë ngjarjet, presidenca kineze është gati të shesë shumicën e aksioneve të Interit, mbetet për tu konfirmuar vlera që për momentin për llogaritet të jetë mbi 1 miliard euro.