Inter, alternativa e Vidal është Hector Herrera

Sport

hector herr
Pjesëmarrja në Champions League ka rikthyer entuziasmin e munguar prej kohësh tek Inter, me drejtuesit zikaltër që po punojnë në merkato për të siguruar lojtarë që garantojnë rezultate pozitive për skuadrën e drejtuar nga Spalleti.  Pas afrimeve si Martinez, Asamoah, De Vrij, Politano apo Nainggolan, prej disa ditësh flitet për një tratativë për të riktheyr në Itali, Arturo Vidal. Mesfushorit i skadon kontrata me Bayern Munchen në 2019-n, ndaj bavarezët mund të pranojnë shitjen e tij që këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero verën e ardhshme.

herrera

Por kërkesa e kampionëve të Gjermanisë prej rreth 30 milionë eurosh për kartonin e tij, duket disi e tepruar për Inter, që duhet të bëjë llogaritë edhe për pagën prej 8 milionë eurosh në sezon të lojtarit.  Përballë kësaj situate, drejtuesit po shikojnë edhe alternativa të tjera, ku emri më i përfolur sipas “La Gazzetta dello Sport” është ai i meksikanit, Hector Herrera. Me Porton, 28-vjeçari ka zhvilluar ndeshje mjaft të mira, ndërkohë që ra në sy edhe performanca e tij në botërorin e Rusisë. Megjithatë, tek Inter po tregohen të kujdesshëm, pasi fillimisht kërkojnë të shesin Joao Marion, e më pas të finalizojë ndonjë nga tratativat e përfolura së fundmi.