Iniesta do të tërhiqet nga Spanja, pas Botërorit!

Sport

iniesta

Andres Iniesta është përfolur shumë se po mendon largimin e tij nga Barcelona pas plot 15 vitesh të kaluara aty. Mirëpo duket se gjeniu i mesfushës katalanase do të heqë dorë edhe nga kombëtarja spanjolle. Iniesta e ka konfirmuar këtë gjë në një intervistë të dhënë për programin “El Larguero”, ku ka shprehur edhe dëshirën e tij se cilat skuadra do të donte në finalen e botërorit në Rusi:

iniesta2
“Ka mundësi që Botërori i Rusisë të jetë kompeticioni im i fundit me përfaqësuesen spanjolle. Dua të jem aty vetëm nëse jam i nevojshëm, jo thjesht për atë çfarë kam dhënë dikur. Në botërorin e Rusisë do të doja një finale mes Spanjës dhe Argjentinës. Shpresoj që lamtumira dhe ndeshja ime e fundit me fanellën e Spanjës, të jetë finalja e botërorit.”

iniesta45
Andres Iniesta ishte heroi i Spanjës në finalen e 2010-s, kundër Holandës, ku shënoi golin e fitores në minutat e fundit të shtesës së dytë të lojës. Tashmë 33-vjeçar, mesfushori do të kërkojë maksimumin në Rusi, pasi me moshën qe ka, duket thuajse e pamundur paraqitja e tij në një botëror tjetër.