Infantino ka një premtim për Kosovën

Sport

infantino-ka-nj-euml-premtim-p-euml-r-kosov-euml-n_hd.jpg

Presidenti i ri i FIFA-së, Gianni Infantino ka një premtim për futbollin kosovar.
Kreu i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, të cilët ishin të pranishëm në kongresin e FIFA-s, kanë shfrytëzuar rastin që ta takojnë presidentin ri dhe ta urojnë për detyrën e re.

Gianni Infantino gjatë këtij takimi u ka premtuar kosovarëve se do t’i mbështet në rrugën e tyre drejtë ndërkombëtarizmit të futbollit.
“Duke uruar Infantino, për postin e tij të ri, edhe njëherë i kanë kërkuar atij që të mbështesë përpjekjet e FFK-së që të bëhet sa më parë anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s”, thuhet në njoftimin e FFK-së

“Ndërsa, presidenti ri i FIFA-s, Gianni Infantino, ka treguar mirëkuptim të plotë për kërkesat e FFK-së dhe ka premtuar se ai do të vazhdojë të mbështesë FFK-në. Ai situatën dhe gjendjen në futbollin e Kosovës e ka të qartë edhe nga takimet që ka pasur me krerët e FFK-së në kohën sa ishte sekretar i përgjithshëm i UEFA-s.”, vazhdon njoftimi.

Në fund të njoftimit thuhet se krerët e FFK-së janë të kënaqur me zgjedhjen e Infantino, meqë vjen nga komuniteti i futbollit dhe duke qenë një kohë të gjatë në postet drejtuese të UEFA-s.

Ai më së miri e di dhe e kupton futbollin dhe kërkesat e FFK-së, duke qenë të bindur se presidenti ri do ta mbështesë FFK-në drejt arritjes së objektivave.