Indonezi, një futbollist shënon me një vrap të çmendur, mediat nxitojnë ta cilësojnë më të shpejtin në botë (VIDEO)

Sport

futboalla

Salah, Robben, Aubameyang, Sane apo Gareth Bale. Plot lojtarë të futbollit evropian kanë dalluar për nga shpejtësia dhe vrapi i tyre prej atleti në fushë. Por në Indonesi një lojtar me emrin Terens Puhiri ka treguar se padyshim është i denjë për të njëjtat cilësi. Në një video që u kthye shpejt në virale, 21-vjeçari shihet teksa shënon një gol totalisht të çmendur. Bëhet fjalë për një ndeshje ku skuadra e tij Pusamania Borneo arriti të fitojë 4-0 në ligën e parë indoneziane. Puhir shënon duke marrë topin i vetëm në një kundërsulm personal dhe kryen më shumë se 50 metra për 6,07 sekonda. Televizioni kombëtar “TV-One” e krahasoi 21-vjeçarin me golin e famshëm të Gareth Bale me Barcelonën, që u realizua me një vrap prej 1 sekondi më të ngadaltë se Puhir. Gazeta Marca shkroi me superlativa për indonezianin duke theksuar se përmes një vrapi të tillë, Puhir bën që të rikonceptohet termin “nxitim” në futboll. Ndërkohë një portal i njohur sportiv sikurse Sport-Bible, vuri në diskutim çështjen se kush është më i shpejti në botën e futbollit duke hedhur pyetjen nëse ai që e meriton këtë cilësi është Puhir. Muajin e kaluar Leroy Sane u bë lojtari më i shpejtë në Premier League teksa kapi 35.47 kilometra në orë. Shtypi britanik nxitoi ta cilësonte vrapin e gjermanit të denjë për medalje olimpike, por Sport-Bible analizon se fakti që teknologjia është e mangët në futbollin indonezian e bën të pamundur për ta saktësuar shpejtësinë e 21-vjecarit, por pamjet tregojnë qartë se ai ka një vrap të tmerrshëm.