Immobile kthehet me Monzën

Sport

Më në fund ka lajme të mira për Lazion në lidhje me gjëndjen e Ciro Immobiles. Golashënuesi më i mirë në historinë e klubit është stëvitur me skuadrën dhe pritet të jetë gati për sfidën e ditës së dielë përballë Monzës. 33 vjecari tashmë e ka kaluar dëmtimin muskulor dhe do të jetë një ndihmesë më tepër për ekipin e Sarrit. Sulmuesi qëndroi në stol në derbin e fituar kundër Romës, ku më shumë se sa opsion për trajnerin, ishte në stol për të qënë më pranë skuadrës në aspektin moral.

Ka qënë një sezon deri më tani i pafat për 3 herë golashënuesin më të mirë të  Serisë A. Dëmtimi i fundit ishte i 4-ti dëmtim me natyrë muskulore në këtë sezon. Deri më tani për shkak të shqetësimeve të tilla, sulmuesi nuk ka zbritur në fushë në 11 ndeshje në të gjtiha kompecicionet, c’ka ka ndikuar edhe në numrin e golave të realizuar. Deri më tani ai ka shënuar 11 gola dhe dhuruar 5 asiste në të giitha kompeticionet, teksa në Serinë A është në kuotën e 9 golave, nuk shënonte kaq pak në kampionatin Italian që nga sezoni 2012-2013 kur luante për Genoan. Gjithsesi në ndryshim nga sezoni i shkuar, në këtë edicion Lazio i’a ka dalë të marrë rezultate edhe pa Immobilen, aktualisht “bardhekaltrit”mbajnë vendin e dytë në Serinë A dhe kundër Monzës do të mbështeten edhe tek nuhatja për gol e  kapitenit të tyre.