Ilkay Gundogan drejt largimit nga Barcelona

Sport

Shi në qiell të hapur në Barcelonë. Ilkay Gundogan mund të largohet nga skuadra katalanase pas vetëm një sezoni. Ndonëse ka ende edhe dy vite kontratë, mediat botërore bëjnë me dije se mesfushori i ka kërkuar klubit që të largohet. Për diçka të tillë ka folur trajneri Hansi Flick kur është pyetur në konferencën mediatike pas ndeshjen me Valencian. Tekniku gjerman ka thënë se ka biseduar me lojtarin, por këtë gjë nuk ka preferuar ta ndaje publikisht. Megjithatë, në fund, Flick është shprehur besimplotë se Gundogan nuk do të largohet. Mirëpo, mediatikisht përcillet e kundërta e fjalëve të takticienit gjerman. Nuk bëhet me dije se cila është arsyeja kryesore e dërshirës së 33 vjeçarit për të mos qenë më pjesë e skuadrës së Barcelonës, por padyshim që një ngjarje e tillë ka tërhequr vëmendje të gjerë në opinionin sportive botëror. Sa i përket të ardhmes së futbollistit në fjalë, nuk përjashtohet një rikthim në klubin e Manchester Cityt. Siç bëhet me dije, Ilkay ka ruajtur një marrëdhënie të shkëlqyr me Cityzens, e po ashtu edhe me trajnerin Pep Guardiola. Madje, trajneri spanjoll ësthë shprehur i gatshëm që ta ketë sërish në ekip lojtarin gjerman. Pra, mundësia më e madhe konsiderohet pikërisht rikthimi i Gundogan në radhët e kampionëve në fuqi të Anglisë. Mirëpo, në të njëjtën kohë, nuk përjashtohet edhe mundësia për t’u transferuar në Arabinë Saudite. Teksa e ardhmja e Gundogan do të zbardhet së shpejti, të të njëjtën kohë, Gundogan ka bërë public edhe vendimin e tij për t’u tërhequr nga kombëtarja gjermane e futbollit. me panzerat, mesfushori luajti 82 ndeshje dhe arriti të shënonte 19 gola.