Ilkay Gundogan do largohet nga City, lojtari ka vendosur të ardhmen e tij

Sport

Ilkay Gundogan po përgatit largimin nga Manchester City. Pas 7 sezonesh të kaluara në Etihad, mesfushori po mendon të lagrohet nga kampionët e Anglisë dhe mesa duket, të ardhmen e ka përcaktuar.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, synimi I turko-gjermanit është të transferohet me parametra zero në radhët e Barcelonës. Një përforcim I tillë, padyshim që do të pritet me krahë hapur në “Camp Nou”, pasi Gundogan është një prej lojtarëve të preferuar që trajneri Xavi Hernanedz do të donte të kishte në dispozicion.

Madje, nuk përjashtohet mundësia që të ketë qenë vetë Xavi, I cili mund të ketë kontaktuar me mesfushorin dhe e ka bindur atë që të bëhet pjesë e Barcelonës. Të tillë zëra u publikuan në mediat spanjolle pak kohë më parë, diçka që mund të rezultojë e vërtetë.

Gundogan, pjesë e Manchester Cityt që prej verës së 2016-tës, gjatë kësaj kohe, ka qenë padyshim një prej lojtarëve më të rëndësishëm të teknikut Pep Guardiola. Madje, në ndeshjen e javës së fundit në Premier League të sezonit që lamë pas, atë ndaj Aston Villa, Gundogan, rezultoi si ndërrimi perfekt I Guardiolës, duke shënuar 2 gola, e duke I thënë Cityt titullin kampion.

Nga njëra anë, City ka tentuar të rinovojë me Gundogan, por lojtari e ka vendosur; ai kërkon të largohet me parametra zero, për një tjetër aventurë.