Igor Jovicevic, trajneri i Shakhtar:

Sport

“Do të luajmë një tjetër 90 minutësh ndaj më të mirëve. Ata janë kampionët në fuqi dhe është e kuptueshme se pse skuadrat që luajnë kundër tyre hasin vështirësi. Shpresojmë që ata këtë herë nuk do të jenë në më të mirën e tyre. Ne kemi punuar gjatë kësaj jave rreth gabimeve që bëmë në ndeshjen e parë. Janë disa gjëra që unë nuk dua t’i shoh sërish tek lojtarët e mi. Duhet të jemi më të shpejtë në sulm dhe më të kujdesshëm me pasimet në mesfushë. Nëse dorëzojmë topin në pozicione të rrezikshme, atëherë do të jetë e vështirë të ndalim daljet e tyre përpara. Dua që ekipi im të provojë të bëjë lojën e zakonshme. Sigurisht që nuk mund të presim të kontrollojmë topin gjatë gjithë kohës, por është e rëndësishme që të provojmë të luajmë si të barabartë në situatat e diskutueshme, sidomos në mesfushë. E dimë se çfarë do të thotë të luash në këto nivele. E kemi merituar të jemi këtu dhe do të përpiqemi ta tregojmë sërish këtë gjë. Do të donim shumë të luanim përpara tifozëve tanë, por realiteti është ky. Do të bëjmë më të mirën tonë, për të nderuar të gjithë ata që na kanë mbështetur që nga fillimi.”