Igor Jovićević (trajner i Shakhtarit):

Sport

“Tre muaj më parë askush nuk na konsideronte. Kurse tani e kemi pjesëmarrjen në Evropë në xhep, teksa do të luftojmë me të gjitha forcat për 1/8-at e finaleve të Champions League. Do të japim maksimumin, për ta bërë të mundur dicka të tillë. Unë besoj që, nëse një ënddërr vjen nga zemra, atëherë mund të bëhet mjaft mirë realitet. Ne e meritojmë të vazhdojmë në këtë kompticion, edhe sepse asnjë klub i Evropës nuk luan në kushtet që e bëjmë ne. Jemi cthuajse cdo ditë në udhëtim dhe kjo të lodh jo pak. Në ditët e lira, kur skuadrat e tjera kalojnë kohën në xhakuzi, apo me familjet e tyre, ne të Shakhtarit jemi në rrugë duke shkuar nga një qytet në tjetrin për të luajtur ndeshjet tona… Mirëpo tani mund të themi se jemi mësuar me këtë situatë dhe nuk është se na bën përshtypje edhe aq shumë. Sonte përballë Lajpcig duhet të luajmë një lojë me nivel të jashtëzakonshëm, në mënyrë që të sigurojmë fitoren dhe të realizojmë objektivin që i kemi vënë vetes: pra, të avancojmë në fazën tjetër të kompeticionit. Sido që të shkojë, unë jam krenar për këtë skuadër dhe për atë që ajo ka bërë në këtë periudhe të vështirë në aspektin logjistik”..