Igli Tare ka folur përmes gazetës italiane “Reppublica”, duke shprehur shqetësimin e tij në rast se futbolli italian do të vendosej për t’u ndërprerë për këtë sezon. “Kush thotë se duam të vazhdojmë kampionatin vetëm për interes personal, atëherë nuk ka kuptuar asgjë. Futbolli mban me rrogë 370 mijë vetë. Nëse ndalet për këtë sezon, atëherë do të jetë falimentim për të gjithë. Edhe Italia do të humbasë copëza të historisë, jo vetëm sportive. Do të jetë një shkatërim social, por edhe psiqik, ekonomik e sportiv. Ndërpreja përfundimtare tani do të thoshte me siguri të mos rifillonim as në shtator. Shumë muaj inaktivitet do të ishin aluçinantë. Shumë mendojmë se futbolli është vetëm Seria A. Por në fakt janë mijra njerëz dhe familje që punojnë aty. Dhe neve kemi detyrën për t’i mbrojtur”, ka deklaruar drejtuesi shqptar i Lacios.
Tare ka dashur të kujtojë se ka qeveri në Evropë që duan të ndihmojnë futbollin, siç po ndodh në Gjermani, Spanjë e Angli. Ndësa sipas Iglit, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Italinë, apo edhe për Francën, ku bllokuan gjithcka në mënyrë përfundimtare dhe qeveria rrezikon të humbasë shumë çështje gjyqësore që do të fillohen nga klubet.
Drejtori bardhekaltër nuk e sheh rinisjen vetëm si interes të Lacios, teksa është shprehur se do të provojnë të fitojnë kampionatin nëse Seria A rifillon këtë vit, ose edhe vitin tjetër. E rëndësishme sipas tij është që e gjithë makineria e futbollit italian të rikthehet të lëvizë ingranazhet. Rrokullisja sërish e topit të futbollit mund të jetë shenja se jeta po rinis vëretetë.