Igli Tare: Interi? Nuk më ka kontaktuar njeri…

Sport

igli tare
Drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Calcio e Mercato” në kanalin SportItalia, ku ka tërhequr çmimin si drejtori sportiv më i mirë i vitit 2017 me të cilin u vlerësua disa muaj më parë pas votimit të tifozëve. Mirëpo, ish-sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka folur për disa tema, duke nisur nga zërat që thonë se është në kontakte për t’u bërë drejtori sportiv i Interit.

“Unë në vend të Ausilios në klubin zikaltër? Nuk punoj kurrë me “nëse”, apo me “por”. Për momentin ndihem shumë mirë te Lacio dhe nuk kam asnjë propozim që ka ardhur”, ka treguar Tare, i cili megjithatë pyetjes nëse mbrojtësi De Vrij do të shkojë tek Interi, ai iu përgjigj duke thënë “Ka mundësi. Megjithëse unë shpresoj që deri në fund të sezonit të japë maksimumin, siç ka bërë gjithmonë me fanellën e Lazios”.

tare2
Po e ardhmja e trajnerit Simone Inzaghi, cila do të jetë? Lidhur me këtë, Tare ka zbuluar se “Lazio u tregua e zonja, por ishte edhe me fat, kur i besoi ish-sulmuesit lacial. Ne kishim marrë Bielsan, ndërsa Simone do të shkonte te Salernitana… Por gjërat rrodhën ndryshe! “A është gati Inzagi për Napolin, apo Juventusin? Ju siguroj që nuk do të shkojë gjëkundi. Të paktën edhe gjatë dy viteve të ardhshme do të vazhdojë të drejtojë Lazion, duke respektuar kontratën, më pas mund të shkojë ku të dojë”, ka deklaruar Tare. Sa i takon talentit të mesfushës, Milinkovic-Savic, Igli deklaroi se është i bindur që vlera e tij shkon përtej 90 milionë eurove. “Nuk e di se sa mund të shitet, por me presidentin Lotito e kemi një ide se i afrohet 100-shes… Ka interes nga skuadra të ndryshme, por jo oferta konkrete. Nuk kemi pasur kontakte me Realin e Madridit”, rrëfeu drejtuesi shqiptar i Lacios.

tare3
Mbi skuadrat italiane që do të luajnë në Champions gjatë sezonit të ardhëm, Tare bën një parashikim: “Napoli, Juventus, Lacio dhe një nga të tjerat…”, Ndërkohë që drejtori sportiv bardhekaltër mendon se në garë për vendin e katërt është edhe Milani mund të kthehet për të luftuar për vendin e katërt në kampionat. Kurse përpara pyetjes se kush e fiton titullin kampion, është mjaftuar të thotë: “Uroj që Napoli!”.

tare4