Prej kohësh, Vedat Muriqi është nën vëzhgimin e disa klubeve evropiane, në sajë të 7 golave në 11 javë dhe paraqitjeve mbresëlënëse me Fenerbahçen apo Përfaqësuesen e Kosovës. Mirëpo Igli Tare dhe Lacio kërkojnë të djegin të gjithë, duke u përpjkekur të marrin nga Fenerbahçe që në merkaton e janarit. Kështu, sulmuesi kryesor i Kosovës mund të largohet nga Turqia më shpejt nga sa pritej.
Trajneri Simone Inzaghi e preferon për cilësitë teknike dhe fizike, pasi tek ai sheh sulmuesin shtatlartë, të aftë për të bërë të mundur praninë e tij në zonën e rreptësisë. Teksa kërkon ta ketë në skuadër prej fillimit të vitit të ardhshëm, kur hapet edhe merkato dimërore.
Drejtori sportiv, Igli Tare, do të provojë të parakalojë klubet më me emër, ndërsa ofron deri në 8 milionë euro. Këtu fillon edhe ngërçi me klubin e Fenerbahçes. Turqit duke njohur interesim e madh për Muriqin kërkojnë një shifër më të lartë se 10 milionë euro. Natyrisht edhe me dëshirën për të mos e lëshuar lojtarin, të paktën deri në fundin e këtij sezoni, atëherë kur nëse do të arrijnë zonën-Champions, mund ta shesin edhe më shtrenjtë.
Javë më parë mediat angleze raportonin se interesim për sulmuesin kosovar kanë shfaqur ekipet angleze, Manchester United dhe Tottenham dhe ky i fundit e ka vëzhguar disa herë