IGLI TARE DREJT DIVORCIT ME LACION, NE SKENE DY GJERMANE DHE DY ITALIANE

Sport

Igli Tare dhe Lacio janë gati të ndërmarrin rrugë të ndryshme në fundin e këti sezoni. Drejtori shqiptar i bardhekaltërve duket i destinuar të lërë përfundimisht kryeqytetin italian në mbyllje të sezonit. Për momentin janë të pakta mundësitë që të rinovojë kontratën me klubin e Lotitos. Për momentin janë të pakta shanset që ai të qëndrojë, pavarësisht se disa muaj më parë dukej konkret skenari i një rinovimi 3-vjeçar. Në këtë pikë ka interes të madh ndaj tij prej disa skuadrave gjermane, me në krye Eintraht Frankfurt dhe Hofenhaim. Por gjithashtu për të prej kohësh mendon edhe Juventusi, që megjithatë tani e sheh si alternativë të Giuntolit, që do të vinte nga Napoli. Nuk përjashtohet edhe që Tare të zë pikërisht vendin e drejtorit që pritet të ikë nga klubi kampion i Italisë. është kjo mundësia e pranuar disa herë edhe nga ana e mediave italiane, edhe sepse presidenti Aurelio De Laurentis e vlerëson jo pak punën që ka bërë drejtuesi shqiptar gjatë këtyre viteve te Lacio. Gjithsesi, mbetet të shihet se cfarë do të ndodhë deri në fund, sepse vetë Tare po vlerëson situatën dhe do të zgjedhë opsionin më të leverdisshëm për të edhe në aspektin finnanciar. E sigurt është që situata mbetet në evolucion e sipër dhe se largimi nga Lacio do të ndodhë me shumë mundësi, duke parë divergjencat që Igli ka me trajnerin Mauricio Sarri. Për më tepër që tekniku ka kërkuar të marrë edhe fuqinë sa i takon merkatos së skuadrës, gjë që do të nxirrte jashtë loje drejtorin sportiv aktual.