Icardi përgatitet për ndeshjen e radhës ndërkohë që Wanda rrezikon burgun!

Sport

wanda icard
Katër muaj burg kërkohen për Wanda Nara-n, bashkëshorten dhe njëkohësisht menaxheren e sulmuesit Mauro Icardi. Kjo është kërkesa e formuluar nga prokuroria, sipas së cilës argjentinasja është fajtore për shpërndarjen në Facebook dhe Twitter të numrit të telefonit të ish-bashkëshortit të saj, Maxi Lopez, duke i shkaktuar kështu atij dëme gjatë merkatos së vitit 2015.

Wanda Nara and Mauro Icardi seen shopping in Milan

Paraditen e sotme, 31-vjeçarja pritej në sallën e gjyqit për të dhënë versionin e saj të ngjarjes, por ka preferuar të mos paraqitet, madje i ka kushtuar rëndësi vetëm Instagramit të saj dhe postimeve të ndryshme. Ndërkohë, Giuseppe Di Carlo, avokati i saj ka kërkuar anulimin e kërkesës së prokurorisë, pasi sipas tij nuk ka prova për përgjgjësinë e Wanda-s. “Nuk ekziston një provë që ka qenë pikërisht ajo autorja e postimeve në rrjetet sociale, gjithashtu dhe që ka qenë shkaktare e dëmeve ndaj futbollistit.” – është shprehur ai.