Icardi flet pas eleminimit nga Champions League

Sport

icardi
Ka zgjatur pak shumë pak aventura e Interit në këtë sezon të Champions League. Zikaltrit përjetuan një eleminim të hidhur në ‘San Siro’, ku dështuan të mposhtnin holandezët e PSV Eindhoven. Për këtë moment të vështirë ka folur dhe kapiteni i Inter, Mauro Icardi, i cili beson se skuadra e tij e meritonte një vend në fazën me eleminim direkt të Champions League. Në fakt, fati i italianëve varej edhe nga rezultati i sfidës tjetër të grupit të tyre, Barcelona-Tottenham, që përfundoi po në barazim 1-1. Por nëse lojtarët e drejtuar nga Lucaino Spalletti do të kishin bërë më mirë ndaj PSV, duke marrë 3 pikët, atëherë kualifikimi do të ishte një realitet. Icardi thotë se Interit i mungoi edhe fati, pasi në ndeshjen e fundit krijoi shumë raste që nuk u finalizuan në mënyrën më të mirë të mundshme.

Icardi.Inter.2017.18.applaude.356x237
“Na duhej fitorja, pësuam një gol në pjesën e parë dhe më pas patëm shumë mundësi shënimi, por nuk mund të bënim dy gola. E meritonim kualifikimin sepse kemi treguar se mund të përballemi me këdo. Provuam në shumë mënyra për të shënuar, por nuk ia dolëm dot. Nuk mendoj se ishte e drejtë, sidomos kur sheh kuotën e barabartë të pikëve më Tottenhamin.” Sulmuesi argjentinas gjithësesi nuk pranoi se skuadra ishte e përqëndruar në ndeshjen mes Barcelonë dhe Tottenham, çfarë bëri që të mungonte qartësia në ndeshjen e tyre më PSV Eindhoven. Spursat kaluan më tej me 8 pikë, po aq sa Inter, por diferencën e bën goli i Christian Eriksen i shënuar në ‘San Siro’ në përballjen e parë direkte mes këtyre dy skuadrave.