Icardi drejt largimit nga PSG, për sulmuesin ka interes nga Premier League

Sport

Vera e shkuar ishte shumë e gjatë për Mauro Icardin. Tashmë dihej se nuk do të ishte pjesë e Interit për këtë sezon, mirëpo ende nuk po arrinte marrëveshjen me asnjë skuadër. Është dashur vetëm dita e fundit e merkatos për të mësuar se argjentinasi do të bashkohej me klubin e PSG-së në formën e huazimit. Kampionët e Francës në fundin e këtij edicioni kanë të drejtë për të blerë kartonin e tij, ndërsa për ta bërë diçka të tillë, duhet të derdhin 70 milionë euro në arkat e Interit. Mirëpo, së fundmi, mediat në Itali raportojnë se Icardi nuk do të jetë pjesë e PSG për sezonin e ardhshëm, e kjo më tepër është një dëshirë e vetë lojtarit dhe e menaxheres së tij, Ëanda Nara, në të njëjtën kohë edhe partnerja e tij. Një rikthim tek Interi duke thuajse i pamundur, por nuk përjashtohet mundësia që 27 vjeçari të rikthehet në Itali. Juventusi dhe Napoli janë skuadrat që prej kohësh interesohen për të, ndërsa bardhezinjtë janë më të avatazhuar, edhe për shkak të objektivave që kanë gjatë sezonit. Gjithsesi, numri i klubeve që interesohen për Icardin është edhe më i madh, madje shkon që në ishull. Konkretisht, në Premier League është Chelsea dhe Manchester United që duan të marrin shërbimet e shtatlartit, e diçka të tillë e kanë tentuar edhe në të shkuarën. Në merkaton e verës do të mësojmë përfundimisht të ardhmen e Mauro Icardit.