Ish-kapiteni i Interit Mauro Icardi u përball me një sërë problemesh me ekipin e tij muajt e fundit. Ata përfunduan deri në heqjen e shiritit të kapitenit me pretendimin se Interi nuk i bëri rinovimin e kontratës me një rritje page e si pasojë Mauro nuk u grumbullua me skuadrën.
Por duket se pas heqjes së shiritit Mauro dhe menaxherja/bashkëshortja e tij kanë vendosur ti heqin të gjitha dhe këtu e kemi parasysh për rrobat. Ata kanë realizuar një set fotografik mjaft “të nxehtë” ku duken në disa skena provokuese.Ndoshta nuk kanë nevojë për shumë fjalë por Maruo Icardi dhe Wanda Nara kanë vendosur të na surprizojnë në këtë mënyrë.