U përfol shumë për një largim të tij, përgjatë gjithë verës, por Zlatan Ibrahimovic tashmë është padyshim një legjendë e Paris Saint Germain. Shtatlarti suedez këtë fundjavë shkoi emrin e tij në librinhistorinë e klubit parizien, duke u bërë shënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për kryequtetasit e Francës.
Në përballjen me Olimpique Marseille, Ibrahimovic shënoi 2 herë me 11-metërsh, duke arritur në kuotën e 110 golave me fanelën e kampionëve të Francës. Ish-sulmuesi i Milanitzhvlerësoi kështu rekordin e vendosur nga portugezi Pedro Pauleta, i cili me fanellën e PSG-ës, kishte shënuar 109 gola.
Me fanellën e PSG-sëIbraka shënuar 79 gola në kampionat, 15 në Ligën e Kampioneve, 14 në Kupat e Francës dhe 2 në Superkupën e Francës. Të gjitha këto statistika janë shënuar në 137 ndeshje të luajtura me parizienët, shifra që tregojnë për një formë të jasthëzakonshme për 34-vjecarin, i cili premton se gjatë këtij sezoni, që me gjasa mund të jetë i fundit, do të shënojë edhe më shumë.