Ibrahimoviç jep lamtumiren: Erdha si mbret, po iki si legjendë

Sport

ebbebe.jpg

Erdha si mbret, po largohem si një legjendë, ky ka qenë komenti i Zlatan Ibrahimovic në prag të ndeshejs së tij të fundit në Parc de Princes me fanellën e PSG. Shtatlarti suedez ka vendosur prej kohësh të largohet nga Franca. Përmes një sezoni të jashtëzakonshëm ku në 49 ndeshje ka mundur të shënojë 46 gola, Ibrahimovic arriti këtë vit titullin e katërt kampion që pas transferimit të tij në vitin 2012-të. Klube të shumta janë rreshtuar për të marrë shërbimet e 34-vjecarit, përfshirë këtu edhe ato kineze, teksa një alternativë si ajo e Milanit duket dicka më konkrete. PSG do të përballet të shtunën me Nantes dhe do jetë ndeshja e fundit e shtatlartit në Paris. Në një postim në instagram, vetë Zlatan ka treguar edhe njëherë arrogancën karakteristike të tij duke komentuar se në stadiumin e PSG erdhi si mbret dhe tashmë po largohet si një legjendë. Në fakt Ibra ja ka dalë të thyejë të gjitha rekordet e klubit 45-vjeçar. Me 152 gola të shënuar ai rezulton golashënuesi historik, duke lënë pas portugezin Pauleta që ishte ndalur në 106 realizime. Për shumë futbollistë mosha bëhet problem, por në rastin e Ibrahimovic nuk ndodh kështu. Edhe pse 34 vjecar ai ka treguar se mund të vazhdojë të luajë në të njëjtin nivel edhe për vite të tjera, por që Champions League-a mbetet pengu më i madh për të, pasi është trofeu të cilin nuk  e ka arritur kurrë ta fitojë.

ibrasss.jpg