Ibra në Shtetet e Bashkuara, Tuchel te Arsenali dhe Kompany thumbon tifozët e Untied

Sport

 Zlatan Ibrahimovic00

Pas një përvoje 2 vjeçare te Manchester United, Zlatan Ibrahimovic zyrtarizoi në fundjavë largimin e tij nga Old Trafford me destinacion L.A Galaxy. 36-vjeçari u mirëprit në Shtetet e Bashkuara me një super-video-montazh ku në “photo-shooting” paraqitej së bashku me një luan. Vetë suedezi njoftoi gjatë fundjavës largimin nga United me një postim në instagram. Me pamjet e një perëndije që sfidonte djallin, Ibra i tha faleminderit gjithkujt te klubi i “Djajve të Kuq” për të përqafuar përvojën e re. Pikërisht kjo përvojë ka ndezur debatet rreth një rikthimi të Ibrahimovicit edhe në kombëtaren suedeze, kjo në prag të botërorit Rusi-2018. Po gjatë fundjavës pati plot raportime për sa i përket çështjes Wenger te Arsenali. Gazeta gjermane Kicker raportoi se Thomas Tuchel do të jetë zëvendësuesi i francezit në Londër, por ky raportim ka hasur në një skepticizëm të madh në radhët e tifozëve anglez. Shumëkush ka cilësuar si një dështim bashkimin sërish të Tuchelit me ish-drejtorin e zbulimit të talenteve të Dortmundit, Sven Mislintat. Ky i fundit iu bashkau Arsenalit vetëm në dhjetor. Në fund, Vincent Kompany ka thumbar rivalët e Djajve të Kuq duke thënë se në sfidën kundër Liverpoolit në Champions, City do ketë përkrah edhe tifozët e United-it.

 

A post shared by COPA90US (@copa90us) on Mar 23, 2018 at 11:19am PDT