22 Maj 2022, Milani fitonte titullin e 19-të kampion në “Mapei Stadium”, Ibrahimovic në atë ndeshje zbriti në fushë për 20 minuta, festoi përditë me rradhë, por që nga ai moment nuk e ka prekur më fushën e lojës. Në verë kreu një operacion në ligamentet e gjurit dhe deri më tani ka munguar në 28 ndeshjet që kuqezinjtë kanë zhvilluar këtë edicion. Rikthimi i tij shihet si mjaft i rëndësishëm , jo më shumë në aspektin sportiv se sa atë karakterial e psikologjik. Milani po vuan dhe duhet një lider, Ibra është i tillë. 41 vjecari është rikthyer të stërvitet me skuadrën dhe po projekohet si pjesë e ekipit për sfidën e 10 shkurtit kundër Torinos në kampionat. Sigurisht minutazhi do të jetë i reduktuar, 10-15 minuta maksimumi dhe synimi është për ta pasur me forcë të plotë kundër Tottenhamit në Champions League. Suedezi sezonin e kaluar luajti 23 ndeshje në kampionat , 11 prej të cilave në formacion duke getur rrugën e rrjetës në 8 takime, tashmë goli i mungon nga 9 Janari i vitit të kaluar kur i realizonte Venezias.
Milani ndërkohë përgatitet për derbin e së dielës në mbrëmje, ku shqetësimi kryesor ka të bëjë me gjëndjen fizike të Ismael Bennacer. Algjeriani që ishte i skualifkuar në takimin e turpshëm që skuadra e tij zhvilloi ndaj Sassuolos po vuan nga një problem muskulor dhe ende nuk dihet nëse do të zbresë në fushë përballë Interit.