Zlatan Ibrahimovic beson se mund të luajë deri në moshën 50 vjeç. 35-vjeçari po kalon në formë të mirë edhe në Premier Ligë ku me “Djajtë e Kuq” këtë sezon ka arritur të shënojë 16 gola në të gjitha kompeticionet.
Ibra i cili ka vetëm një vit kontratë me Manchester United, pritet që në fund të sezonit të vazhdojë atë edhe për disa vite.
“Ndihem i lumtur ndihem mirë, edhe pse janë 35 në mendjen time jam 20. Unë mendoj se mund të luajë deri në 50 vjeç dhe kjo nuk do të thotë që do humbas ritmin. Unë jam si vera e kuqe! Ju pëlqen vera e kuqe? Unë jam shembulli i përkryer sa më shumë vjetrohet aq më e mirë bëhet”, ka thënë suedezi raporton goal.com.
Suedezi shpreson të mbaj formën e mirë te United dhe të shënojë gola edhe ndaj Sunderlandit.