Ian Rush: Ja kush do ta vendosë finalen e Champions

Sport

ian rush

Legjenda e Liverpulit, Ian Rush pret një “ndeshje ferri” në finalen e së shtunës, që do të shpallë fituesin e Champions League. Gjithsesi, legjenda e ‘Reds’, autor i 346 golave për skuadrën nga “Anfield”, beson se vendimtarë në përplasjen e Kievit do të jenë mbrojtësit. “Të dyja skuadrat kanë shumë cilësi në sulm dhe kanë shënuar shumë gola, por mendoj se do të fitojë ajo që mbron më mirë”, ka shpjeguar uellsiani. Ai është i mendimit se Liverpuli ka shanse po aq sa Reali, megjithëse madrilenët nisen favoritë. Por, në një ndeshje të vetme, sipas Rush, mund të ndodhë gjithçka. “Mënyra me të cilën luajnë të dyja skuadrat më bën të mendoj se do të jetë një duel spektakolar. Reali është i mësuar me të tilla finale, por nga ana tjerër Liverpuli ka stilin dhe oreksin e duhur për të synuar trofeun pas 13 vjetësh.

ian

Klopp ka bërë të besojnë lojtarët e tij se ata mund të fitojnë, duke u shndërruar në legjenda”, është mendimi i Rash, i cili e ka fituar dy herë – në 1981-shin dhe ’84-n – trofeun më prestigjoz të futbollit kontinental për klube.
Sa i takon faktit që Salah është vetëm 3 gola larg rekordit prej 47 realizimeve që Rush në një sezon me Liverpulin, uellsiani ka pranuar se do t’i përulej egjiptianit, nëse arrin t’ia thyejë rekordin, duke shënuarë një poker në finale. “Do të ishte vërtet një arritje e pabesueshme! Torres e Suarez kanë qenë të mahnitshëm në sezonet e tyre të para me Liverpulin – vëren Rush -. Mirëpo më duhet të them se Salah ka qenë shumë më lart. Jo vetëm me gola dhe asiste, por me lojën e tij”. Nëse Liverpuli e fiton Champions League-n, sipas Rush, meriton të fitojë edhe çmimin e lojtarit më të mirë në botë.