Pas humbjes që Manchester United pësoi me Everton, një episod tjetër i pakëndshëm në përfundim të ndeshjes mori vëmendjen e mediave.
Në qendër të kësaj ngjarje u vendos Cristiano Ronaldo.
I nervozuar nga humbja, teksa po shkonte në dhomat e zhveshjes, sulmuesi portugez i ka thyer telefonin një tifozi të vogël.
14-vjeçari është autik, dhe sipas dëshmisë së nënës së tij, qante dhe ishte totalisht i shokuar nga ajo që ndodhi.
Videoja u bë shpejt virale dhe ylli portugez u detyrua të bëjë një reagim publik, ku kërkoi ndjesë dhe ftoi tifozin të cilit i theu telefonin, që të shkojë të ndjekë një ndeshje në “Old Trafford”.
Megjithatë kjo falje nuk ka mjaftuar, pasi organizata “Save the Children”, në të cilën CR7 ishte ambasador i “Save The Children” prej 10 vjetësh, e gjykoi ngjarjen kundër gjithë parimeve që organizata bamirëse përfaqëson.
Në këtë mënyrë ornganizata, që lufton për të mbrojtur fëmijët, i ka hequr Cristiano Ronaldos detyrën e ambasadorit të bamirësisë.
Në lidhje me episodin u hap edhe një hetim nga policia e Merseyside dhe lojtari mund të ndëshkohet edhe nga Premier League.