I skadon kontrata me Juventusin, Angel Di Maria flet për të ardhmen

Sport

Juventusi shpreson. Ka optimizëm për rinovimin e kontratës së Angel Di Maria. Argjentinasi është në muajt e fundit të marrëveshjes aktuale me Zonjën e Vjetër dhe rinovimi I tij, padyshim që është një nga çështjet e fundit më të diskutuara në kampin bardhezi.

Mbi një situatë të tillë, kampioni I botës ka folur vetë shkurtimisht, duke dhënë në njëfarë mënyre edhe sinjale pozitive, se ai mund të mbetet në Torino, të paktën edhe për një tjetër sezon.

“Rinovimin tim jemi duke e diskutuar me klubin, por tani e kemi përqendruar vëmendjen që t’I bëjmë një sezonit një mbyllje sa më pozitive”, është shprehur anësori I sulmit.

Në sezonin e tij të parë me skuadrën bardhezi, performance e Di Marias mund të konsiderohet pozitive. Ndonëse I kushtëzuar nga problemet e herë pas hershme fizike, argjentinasi ka ditur të jetë I rëndësishëm nën urdhërat e trajnerit Massimiliano Allegri.

Në 34 ndeshje të luajtura në të gjitha kompeticionet, 35 vjeçari ka shënuar 8 gola, e po ashtu ka dhënë edhe 7 asiste për shokët e skuadrës.

Kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshëm, konsiderohet një factor thelbësor të Di Maria të rinovojë. Duke marrë parasysh që ekipi bardhezi klasifikohet I dyti në tabelën e renditjes, objektivi Champions duket mëse I arritshëm. Mirëpo, elementi që e zbehë disi këtë aspekt, është hetimi që UEFA ka hapur ndaj Juventusit për çështjen e bilancit financiar. Nëse Zonja e Vjetër shpallet fajtore, atëherë mundësitë janë të mëdha që qeveria e futbollit europian, ta përjashtojë Juventusin nga kompeticionet europiane.

Një gjë e tillë, do të thellonte më tepër krizën financiare të Juventusit, e gjithashtu do të komplikonte edhe rinovimin e kontratës me Angel Di Maria, apo edhe me futbollistë të tjerë.