I qeshur nga spitali, Eriksen reagon me një shkrim në Instagram

Sport

Christian Eriksen ka reaguar sot në rrjetet sociale pas incidentit të së shtunës në ndeshjen me Finlandën. Futbollisti ka publikuar në Instagram një foto duke qeshur dhe ka treguar se ndihet mirë. Ndërsa mjekët punojnë për të përcaktuar shkakun e arrestit të tij kardiak, ai tha se ende duhet t’u nënshtrohet disa analizave.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)


“Përshëndetje të gjithëve! Faleminderit shumë për urimet dhe mesazhet tuaja të ëmbla dhe të mrekullueshme nga e gjithë bota. Do të thonë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë – në këto rrethana. Ende duhet të bëj disa analiza në spital, por ndihem mirë. Tani, unë do të bëj tifo për djemtë në ekipin e Danimarkës në ndeshjet e ardhshme. Më të mirat, Christian!”

Eriksen ra në tokë gjatë pjesës së parë të lojës. Mjeku i ekipit, Morten Boesen, më vonë konfirmoi se Eriksen kishte pësuar një arrest kardiak.