I pezulluar për bastet, Juventusi mund të rinovojë kontratën me Nicolo Fagiolin

Sport

Juventusi mund të rinovojë kontratën me Nicolo Fagiolin. Ndonëse i skualifikuar pak ditë më parë për 7 muaj nga futbolli, për shkak të aktivizimit në platforma të paligjshme të basteve online, Zonja e Vjetër ka vendosur të jetë në mbështetje të mesfushorit.

Përgjatë ditëve të fundit, në shtëpinë e Juventusit janë duke u diskutuar një sërë lojtarësh, të cilët mund të rinovojnë, duke nisur që nga Manuel Locatelli, Adrien Rabiot, apo edhe Dusan Vlahoviç, ndërsa nuk duhet të harrojmë këtu, që është i freskët zyrtarizimi i rinovimit të kontratës së Federico Gatit.

Për t’u rikthyer tek Fagioli, marrëveshja aktuale e futbollistit në fjalë, është e vlefshme deri në verën e 2026-tës, ndërsa përcillet se klubi bardhezi është gati për të ofruar një paketë të re, deri në verën e 2028-tës. Në brendësi të nënshkrimit, pritet të ketë edhe një përmirësim të ndjeshëm të termave financiarë.

Palët kanë nisur nga puna që të tilla diskutime të marrim sa më shpejtë edhe formë zyrtare. E zeza mbi të bardhë, mund të konfirmohet përgjatë javëve të ardhshme.