I pandalshmi Muriqi: Dua të hyj në historinë e Fenerbahces

Sport

Menjëherë, Vedat Muriqi po nis të shkëlqejë që në fazën përgatitore me klubin e Fenerbahçes, ku në dy ndeshjet e para miqësore ka shënuar tri gola. Pas dy golave në fundjavë ndaj Burasporit, tashmë sulmuesi i Kombëtares kosovare shëmoi edhe në përballjen ndaj Volfsburgut, që përfundoi në barazim 1-1. Ishte minuta e 25-të, ku pas një harkimi në zonë, u krijua rrëmujë, ndërsa Muriqi nga afër arriti të shënojë. Sulmuesi shtatlartë e ka gjetur shumë mirë veten në ambientin e ri, aq sa mund të thuhet se tifozët e klubit të njohur turk janë dashuruar në Muriqin, pas paraqitjeve të mira të tij.

Ai ka folur pas ndeshjes duke thënë se dëshiron të hyjë në histori të klubit turk dhe të mbahet mend nga tifozët e ekipit. “Para së gjithash, mendoj se jam adaptuar shumë mirë që nga momenti kur kam ardhur për herë të parë në ekip. Shokët e mi dhe të gjithë më ndihmuan të përshtatem me klubin. Unë do të jap gjithçka që mundem. pasi dua të shkruaj emrin me gërma të arta në historinë e kësaj skuadre. Mendoj se kam filluar mirë. Shpresoj që këto paraqitje të vazhdojnë edhe në kampionat”, pohoi shtatlarti nga Prizëreni. 25-vjeçari gjatë sezonit të kaluar ka regjistruar tetë asistime dhe ka shënuar 17 gola në të gjithë kompeticionet në Turqi