Hysaj, sa e ndërlikuar shitja e tij te…

Sport

Tepër e ndërlikuar për Napolin është bërë shitja e Elseid Hysajt, i cili e ka vendosur që të lëvizë nga “San Paolo” gjatë kësaj merkatoje verore. Për anësorin shkodran, napoletanët kërkojnë 20 milionë euro. Një shifër që duket se ka larguar pretendentët për Hysajn, mes të cilëve edhe Romën që synon shqiptarin për krahun e djathtë, në mënyrë që t’i japë mundësinë Florencit për avancimin në mesfushë. Nga sa raportojnë mediat italiane, drejtuesit e dy klubeve kanë diskutuar për të transferimin e 25 vjecarit, teksa Roma i ka komunikuar Naopolit se nuk është dakord mbi shifrën e kërkuar. Gjithsesi mësohet se palët do të ritakohen, për të provuar që të gjejnë një akord. Tratativa mund të mbyllet edhe 15 milionë euro, megjithatë për momentin gjithcka duket e vështirë. Edhe sepse verdhekuqtë janë duke punuar më me shumë ngulm në një tjetër drejtim, siç është Davide Zappacosta, i cili do të vinte me formulën e huazimit nga Chelsea.

during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Napoli and Villarreal on February 25, 2016 in Naples, Italy.

Kështu, Roma mbetet opsioni kryesor, ndonëse deri në momentet e fundit, Mario Giufreddi, agjenti i mbrojtësit kuqezi, mund të rezerovojë zhvillime të tjera të mundshme. Anësori shqiptar u fol gjatë për një lëvizje drejt Atleticos së Madridit gjatë korrikut, ndërsa më pas ndërhynë edhe skuadra si Interi apo Juventus. Për të ardhur deri te Roma gjatë muajit gusht. Gjithsesi, e ardhmja e Hysajt vazhdon të mbetet e padeshifrueshme, kur kanë kaluar gati 3 muaj. Asnjë klub nuk duket i gatshëm të paguajë 20 milionët e kërkuar nga Napoli, aq sa nëse klubi nënkampion i Italisë do të vazhdojë në të njëjtin pozicion, Hysaj mund të rrezikojë të mbetet peng i Napolit, kontrata me të cilin i skadon në qershor të vitit 2021.