Hysaj për 5 vite te Napoli

Sport

291266 heroa-620x430
Elseid Hysaj është një hap pranë kalimit te Napoli. Shtypi italian raporton se pas një takimi në Milano, napolitanët kanë gjetur dakordësinë me shkodranin. 21-vjecari do t’i kushtoi klubit të De Laurentis të paktën 5 milionë euro, teksa Hysaj thuhet se do të nënshkruajë një kontratë pesë-vjecare.
Te Napoli Elseid Hysaj rigjen ish-trajnerin e tij Maurizio Sarri, i cili tre vite më parë, kur drejtonte Empolin, e kaloi atë nga skuadrat zinxhire në të parën, me të cilën mbrojtësi i krahut luajti 109 ndeshje, pjesa më e madhe e të cilave si tituallar.
Hysaj vlerësohet si një ndër talentet e kampionatit italian. Vetëm 21-vjeçar, aftësia e tij për të luajtur në të dyja krahët e mbrojtjes është mjaftë e kërkuar nga shumë trajnerë, Maurizio Sarri dhe Gianni De Biasi janë disa prej tyre.
Këtë sezon në Serie-A, Hysaj tregoi një formë të shkëlqyer fizike teksa zhvilloi 36 ndeshje. Kjo formë i ka garantuar atij edhe fanellën e kombëtares, të cilën ai që prej 6 shkurtit të vitit 2013-të e ka veshur në 12 takime.
Di Maria lojtari më i shtrenjtë në histori
Angel Di Maria lojtari më i shtrenjtë i të gjitha kohërave. 27-vjecari është tashmë lojtar i PSG-ës, teksa mungon vetëm zyrtarizimi, por me këtë kalim do të shkruajë historinë.
Argjentinasi pas aventurës me Manchester United-in, do të kërkojë të rigjejë veten nën hijen e kullës Eiffel. Kalimi i tij pritet të shenjojë historinë jo vetëm për arsye teknike, por edhe ato monetare, kjo për sa i përket tranferimeve.
Në vitin 1994, kur ishte 6-vjeçar, u transferua nga El Torito te Rosario Central, për vetëm 26 topa futbolli, ndërkohë që tanimë totali i shifrave që do të shpenzohen për të janë marramendëse. Prej Rosario Central Di Maria kaloi te Benfica, për shifrat e 6 milionë eurove. Klubi portugez më pas e transferoi te Reali i Madridit për 36 milionë.
Në këtë klub ai tregoi më të mirën e tij dhe vitin e kaluar bëri një tejkalimi cmimi duke u transferuar te Manchester United për shifrat e 78 milionë eurove, ndërsa kësaj radhe te PSG thuhet se gjithcka po përmbyllet në shifrat e 65 milionëve.
Tani Di Maria, duke përmbledhur të gjitha shpenzimet e operacioneve të transferimeve të tij, do të kthehet në lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, duke kapur shifrat e 185 milionë eurove e duke lënë pas Zlatan Ibrahimovicin, me 165 milionë, i takon atij që ta tregojë në fushë nëse vlen apo jo kaq shumë.