Hysaj ndërron ‘look’, kështu karikohet para Milanit

Sport

hysaj napoli

Pasi kaloi me sukses Lacion, Napoli i Elseid Hysajt do të përballojë këtë të shtunë një tjetër duel edhe më të shumëpritur, sic është ai me Milanin. Dhe enkas për këtë përballje duket se anësori shqiptar ka ndryshuar edhe “look”, duke preferuar të bëjë një stil të ri prerjeje te berberi i tij personal. E këtë e ka përcjellë edhe përmes një postimi në profilin e Instagramit. Ndërkohë që ky ka qenë thjesht një moment jashtë fushe. Përderisa sa i takon pjesës tjetër, Hysaj bashkë me të gjithë skuadrën, nën drejtimin e Ancelottit e kanë përgatitur në maksimum ndeshjen, që natyrisht do të jetë e vecantë sidomos për teknikun, pasi përballet me të kaluarën e tij të lavdishme, Milanin.

hysaj
Vetë Hysaj kërkon të vijojë ashtu sic e nisi këtë sezon. Por edhe në vazhdën e atij kampionati të kaluar, kur 24-vjeçari, me Mauricio Sarrin në stol, mungoi vetëm 3 ndeshje në të gjithë javët e Serisë A. Njërën nuk e luajti për skualifikim, kurse në dy të tjerat qendroi në stol. Nga 29 tetori i kaluar nuk doli kurrë nga 11-shi titullar i teknikut që gjatë verës kaloi në pankinën e Chelsea. Gjatë sezonit të fundit, anësori shqiptar ka parë t’i rritet edhe vlera e tij e merkatos që sot i ka arritur në 25 milionë euro, pasi në qershorin e 2017-s ishte ndaluar në 18 milionë euro. Me fanelën napoletane nuk ka shënuar kurrë, por në 136 ndeshje ka arritur të realizojë plot 5 asiste.