Hysaj mund të marrë vendimin e papritur për të ardhmen

Sport

U fol gjatë për kalimin e Elseid Hysajt tek Atletico e Madridit, por që nuk u finalizua dot për shkak të kërkesave të larta të Napolit. Më pas doli në skenë Tottenhemi, ndërsa ditët e fundit thuhej se është çështje orësh kalimi i mundshëm te Roma. Mirëpo, i lodhur nga fjalët e kota dhe asgjë konkrete, shkodranij nuk  përjashtohet të qendrojë si përfundim me Napolin. Futbollisti i kombëtares shqiptare ka mundësi që edhe të mos lëvizë fare nga ekipi italian.

Saktësisht, sipas Corriere dello Sport, mbrojtësi i djathtë ka arritur në një pikë që nuk i duron dot më zërat e merkatos që një herë e shihnin afër Atleticos, e më pas drejt Tottenham-it, Juventusit apo Romës, por që nuk u konkretizuan aspak. Kështu që mund të vendosë të mbetet me klubin italian, për të luajtur shanset e tij.

Corriere dello Sport shkruan se Hysaj do bëjë gjithçka të mundshme për të qenë në formacionin titullar të sezonit e ardhshëm. Megjithëse aktualisht nuk gëzon një simpati të madhe te trajneri Anceloti, për shkak se ka dobësi sa i takon cilësive sulmuese që italiani kërkon shpesh nga mbrojtësit e krahut. Pra, Hysaj duhet të përmirësohet në këtë aspekt, në mënyrë që të bindë teknikun e Napolit. Për momentin, Hysaj duket i prirur për të synuar dicka të tillë. Gjithsesi, deri në fundin e merkatos ke ende kohë dhe mund të ndodhë gjithcka.