Elseid Hysaj është një nga më të mirët e Serisë A, kur është luajtur vetëm java e parë e kampionatit italian. Bëhet fjalë për statistikat që e tregojnë se është më i dalluari sa i takon topave të rikuperuar në mbrojtje. Janë plot 12 për anësorin shqiptar, ndërkohë që në vend të dytë është Gagiolo i Parmës. Për mbrojtësin shkodran, kjo duket se është shenjë e rolit të cmuar që mbulon në lojën e napoletanëve, sidomos në fazën e moszotërimit të topit.
Në takimin kundër Lacios, ai ishte futbollisti i cili u tregua më efikas duke ndalur kundërshtarin, duke ndërprerë lojën e futbollistëve që kishte përballë. Dicka mjaft domethënëse, duke llogaritur se është një mbrojtës krahu. Hysaj rezulton ndër lojtarët që ka pasur më shumë kontakte me topin në këtë ndeshje për Napolin. Mario Rui ka prekur 118 herë topin, Kulibali 110 dhe Hysaj 105, duke qenë vazhdimisht aktiv në lojën ofensivë të skuadrës së tij, si në momentin kur nga lëvizjet e mbrojtësit lindi goli i Insinje.