Hysaj i mbetet në “derë” Napolit, por…

Sport

Ka rënë edhe opsioni i kalimit te Roma për Elseid Hysajn. Pas sfumimit të mundësisë për të luajtur me Atleticon e Madridit, tashmë rrëzohet zyrtarisht edhe një tjetër pistë që shihej si destinacion për anësorin e Kombëres shqiptare. Verdhekuqtë kanë marrë në huazim të paktën deri në jannë Davide Zappacosta nga Chelsea. E në një situatë të tillë, shkodrani rrezikon seriozisht të mbetet peng në Napoli, madje duke qendruar jashtë listave të Serisë A dhe të Champions League. Gjithsesi, agjenti i tij Mario Giuffredi nuk ka ndërmend të dorëzohet dhe sipas asaj që raportohet nga mediat italiane, ai do të kërkojë të gjejë për Hysajn një sistemim jashtë kampionatit italian në këto ditë të fundit të merkatos. Gjithsesi nuk përjashtohet që të ketë edhe një sulm të mundshëm nga Juventusi, ku Sarri ish-trajneri i tij tek Empoli dhe Napoli, do ta priste krahëhapur.

during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Napoli and Villarreal on February 25, 2016 in Naples, Italy.

I bllokuar nga kërkesa e lartë e klubit napoletan për kartonin e tij – nuk e lëshon pa marrë të paktën 20 milionë euro -, futbollisti për momentin duket se do të mbetet nën urdhërat e trajnerit Ancelotti. Ndërkohë sipas menaxherit të njohur të futbollistëve, Enriko Fedele, alternativa e vetme që u mbetet palëve është një huazim që nuk do t’i bënte mirë askujt. Fedele beson se tashmë nuk ka zgjidhje për situatën e Hysajt dhe se klubi ka vepruar gabim gjatë kësaj vere. “Napoli krijon gjithmonë konfuzion, merr një mbrojtës krahu të djathtë kur ka dy në përbërje. Hysajn nuk e do më askush dhe do të jetë i detyruar që ta japë në huazim”, shpjegoi njeriu që për shumë vite qëndroi përkrah ish-fituesit të Topit të Artë, Fabio Kanavaro.