Hysaj-Atletico Madrid, ja zhvillimi më i fundit

Sport

Pas 4 vjetwsh, rrugët e Elseid Hysajt dhe Napolit duket se kanë mbërritur afwr një pikë ndarjeje. Mbrojtwsi shqiptar ka kërkuar prej kohësh të shitet, duke thënë se periudha e tij me Napolin tashmë ka mbaruar. Në fakt, klubi i presidentit Aurelio De Laurentis ka siguruar tashmë Xhovani Di Lorenzon nga Empoli, ndërkohë që në krahun e shkodranit wshtw edhe Kevin Malkuit që prej sezonit të ardhshëm. Prandaj, në këtë situatë, Hysaj nuk e ndjen veten mw si pjesë integrale tw projektit të Napolit.
Klubi që deri tani ka shfaqur interes më të madh kundrejt anwsorit tw Kombwtares kuqezi ka qenë Atletico e Madridit, megjithëse vazhdon t’i pëlqejë edhe gjermanëve të Schalke 04.

during the UEFA Europa League Round of 32 second leg match between Napoli and Villarreal on February 25, 2016 in Naples, Italy.

Mirëpo, sipas asaj që wshtw raportuar sw fundi prej tw përditshmes italiane “La Repubblica”, pikërisht transferimi i shqiptarit në “Uanda Metropolitano” konsiderohet si shumë afër finalizimit. Megjithëse nuk bëhet e ditur konkretisht se për çfarë shume. Nw fakt, drejtori sportiv i Napolit, Giuntoli, gjendet në Madrid për të negociuar me Realin mbi afrimin e James Rodriguez dhe kështu ka përfituar nga rasti për të kontaktuar edhe me Atleticon, në lidhje me kalimin e shkodranit. Napoli kërkon që të shesë fillimisht, në mënyrë që më pas të ketë para’ për t’i investuar në përforcime, prandaj transferimi i Hysajt shihet në këtë prizëm. Kështu, 25-vjecari nga Shkodra pritet t’i japë lamtumirën napoletanëve, pas 170 ndeshjeve të luajtura me fanelën e kaltër, mes Serisë A, Kupës së Italisë, Champions dhe Europa League. Ndonëse nuk ka arritur të shënojë dot asnjë gol, por vetëm… autogol.