Jahmir Hyka është emir më i ri, që ka përfunduar në planet e merkatos së Lacios. Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, shtatshkurtri i shtohet listës së gjatë të emrave. që janë të përshirë në bllokun e shënimeve të drejtorit sportiv të klubit roman, shqiptarit Igli Tare.
Nga italianët, Hyka përshkruhet si një xholi, i aftë për t’u përshtatur, si në rolin e anësorit të sulmit, ashtu edhe në mesfushë. Praktikisht një futbollist “alla Mauri” për rolin që mbulon, por jo aq shumë për karakteristikat, përderisa lojtari tiranas është shumë i shpejtë dhe në gjatësi nuk i kalon 168 cm. Pikërisht, Hyka mund të shihet si një zëvendës i Maurit, i cili vendosi të largohet nga Lacion këtë verë, pas plot 9 sezoneve të luajtura aty.
Me Luzernën, Jahmir Hyka ka një kontratë që i skadon në vitin 2016. Por pavarësisht se ka shënuar 1 gol në 2 aktivizime si zëvendësues gjatë këtij kampionati të Superligës zvicerane, nuk është se preferohet shumë nga trajneri Markus Babel. Prandaj mund të lirohet nga klubi i tij për një shifër rreth 1 milionë euro.
Natyrisht edhe vetë Hyka do ta pëlqente destinacionin e skuadrës bardhekaltër. Për më tepër mund t’i garantojë me shumë mundësi aktivizimin në UEFA Champions League. Lacio synon të hyjnë në fazën e grupeve, ndonëse më pare duhet të kalojë nga “play-off”-et e gushtit, që transmetohen ekskluzivisht në TRING DIGITAL.