Hoxha, protagonist me gol e asist në Kroaci

Sport

Arbër Hoxha ishte protagonist për Dinamo Zagreb në ndeshjen e fituar 4-1 në kampionatin kroat, ndaj Slaven Belupos. Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi golin e parë të takimit, duke zhbllokuar rezultatin në zonë mes disa mbrojtësve kundërshtarë. Në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, ai dha edhe një asist për golin e dytë të Dinamos. Skuadra kroate e mbylli fraksionin e parë me avantazh 2-0. Më pas, shqiptari u zëvendësua dhe skuadra e tij shënoi edhe dy herë të tjera.

Nga ana tjetër duhet thënë se ky është goli i dytë radhazi për Hoxhën pas atij ndaj Hajduk Split. Forma e tij e mirë është një sinjal pozitiv edhe për Kombëtaren. Kontributi i tij po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për Dinamon. Hoxha pritet të jetë një nga lojtarët kyç edhe në ndeshjet e ardhshme.