Horner mbron Verstappen pas kontaktit të holandezit me Vettel

Sport

expert f1
Të tjera polemika lindën në garën e Suzukas në Japoni mes Max Verstappen dhe Sebastian Vettel. Piloti gjerman i Ferrarit kërkonte të arrinte pranë 2 kryesuesve të Mercedes sa më shpejtë të ishte e mundur, miërpo një kontakt më Verstappen, që në ato çaste ishte i treti, e detyori Vettel ta niste garën edhe njëherë nga fundi.  Gjermani pas gare tha se do të sqarohej me Verstappen në mënyrë private, por nuk ka vonuar për t’i dalë në mbrojtje pilotit të tij, shefi i Red Bull, Christian Horner.

verstappen

Numri 1 i skuadrës austriake thotë se kontakti mes dy makinave ishte një aksident gare dhe se Vettel tentoi një parakalim thuajse të pamundur në ato kushte. Horner pranon se Verstappen është një pilot i vështirë ndaj të cilit duhet të tregosh shumë kujdes, por Vettel sipas tij u nxitua shumë në ato çaste. Në fakt kritikat më të shumta kanë qenë pikërisht për pilotin e Ferrarit. Gjermani përsëri tregoi pakujdesi dhe gaboi rëndë, aq sa i kushtoi gjithë garë. Kjo situatë gjatë këtij sezoni është e përsëritur për Vettel, çfarë i ka bërë shumë njerëz të besojnë se piloti i Ferrarit nuk do t’ja dalë asnjëherë të mundë Hamilton, për sa kohë britaniku dhe Mercedesi i tij kanë vazhdimësinë e treguar në sezonet e fundit.