Horner kërkon më shumë nga Gasly, Mercedes për të i ka siguruar titujt

Sport

Christian Horner nuk ia doli të dërgonte Max Verstappen sërish tek fitorja, teksa holandezi humbi kryesimin e garës në Hungari vetëm pak xhiro nga fundi. Strategjia e zgjedhur nga Mercedes ishte shumë e rrezikshme, por që rezultoi efikase për t’i dhënë triumfin kampionit të botës, Lewis Hamilton. Pas garës në Hungaroring, shefi i Red Bull mendon se Mercedes mund të ketë siguruar të dy titujt e këtij sezoni, duke përmendur se Hamilton tashmë ka një avantazh prej tre garash ndaj ndjekësve të tij. Kështu, Horner thotë se vetëm një çmenduri mund të largonte titujt për pilotë dhe konstruktorë nga duart e Mercedes. Christian Horner shton se objektivi kryesor i skuadrës së drejtuar prej tij është që të mbyllë sa më shumë diferencat me kampionët në fuqi, por edhe të fitojë duelin e ndezur së fundmi me Ferrarin.


Numri 1 i Red Bull u ndal edhe tek çështja e Pierre Gasly, i shumëkritikuar për paraqitjet e tij të përgjatë këtij sezoni. Horner konfirmoi Gasly si pjesë të skuadrës austriake edhe për sezonin e ardhshëm, por kjo sipas tij nuk duhet të qetësojë pilotin francez, duke pranuar se rezultatet e këtij të fundit kanë qenë vërtet zhgënjyese. Horner thotë se ai dhe skuadra besojnë tek aftësitë e pilotit 23-vjeçar, por Gasly duhet të fillojë të shtyjë më shumë, jo vetëm për të siguruar sa më shumë pikë për skuadrën e tij, por edhe për të treguar pozitat e tij kundrejt pilotëve të tjerë të së ardhmes si Max Verstappen apo Charles Leclerc.