Hoana Sanz, bukuroshja e Dani Alvesh

Sport

96.jpg

Bukuroshe, brune dhe me një fytyrë “ujë e sapun”. Hoana Sanz është prej disa muajsh e dashura e futbollistit të Barcelonës, Dani Alvesh. Me origjinë nga Ishujt Kanarie, modelja 23-vjeçare spanjolle sfilon për markat më prestigjoze në qarkullim. Jo më kot është tepër e kërkuar, ashtu si pak modele të tjera në pasarelat e të gjithës botës.
Prej një viti ajo dhe mbrojtësi brazilian vazhdojnë për mrekulli historinë e tyre të dashurisë. Madje shtypi spanjoll ka guxuar të shkojë deri aty, sa të zbulojë një martesë të mundshme, që thuhet se e kanë bërë në mënyrë sekrete në Paris, rreth 1 muaj më parë. Fundja, të dy janë tipa që dëshirojnë t’ia lënë gjithçka spontanitetit dhe nuk përjashtohet të kenë ndodhur vërtet.
Dani Alvesh ka qenë i martuar më parë deri në vitin 2011 me Dinora Santana, e cila është mamaja edhe e dy fëmijëve të tij. Mbetet të shihet sesa do të zgjasë kjo lidhje e tij e dytë me Hoanën bukuroshe.